Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha se vendimet e Qeverisë për reciprocitet me letërnjoftime dhe konvertim të targave janë plotësisht legjitime dhe në përputhje me marrëveshjet e Brukselit.
Përmes një postimi në Twitter, ai tha se në takimin me presidenten Vjosa Osmani pjesë e bisedës ishte edhe të dy vendimet që ngjallën tensione në veri të vendit.
“Theksova se vendimet janë legjitime dhe plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit”, ka shkruar Rohde.