Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, u prit sot nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani.
Temë diskutimi ishin zhvillimet aktuale në Kosovë dhe dialogu Kosovë-Serbi.
Postimi i plotë i ambasadorit italian:
Në një takim të frytshëm me kryetaren Vjosa Osmani sot shqyrtuam zhvillimet aktuale dhe veprimtarinë e Kuvendit, përfshirë progresin e ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare. Unë rikonfirmova angazhimin për të mbështetur reformat e Kosovës dhe dialogun me Serbinë të udhëhequr nga BE-ja.