Kompania amerikane e telekomunikacionit T-Mobile njoftoi se do të pushojë nga puna 5000 punëtorë në pesë javët e ardhshme.
Këto pushime nga puna do të prekin kryesisht rreth shtatë për qind të punonjësve, kryesisht menaxhmentin e mesëm, tha CEO Mike Sievert në një letër drejtuar punonjësve, raporton CNN, përcjell Fol Drejt.
“Tërheqja e klientëve dhe mbajtja e tyre është shumë më e shtrenjtë se sa ishte në tremujorët e mëparshëm,” shtoi ai./FolDrejt/