Trajneri i Real Madridit ka folur pas humbjes së thellë nga Manchester City në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Ndër të tjera ai ka thënë se presidenti i klubit ka folur 15 ditë më parë më të dhe se ajo bisedë është private.
“Unë do të mendoj për sezonin e ardhshëm, ne duhet të mësojmë nga kjo lojë dhe të gjejmë një mënyrë për t’u përmirësuar. Vitin e kaluar ne arritëm të mposhtim Cityn dhe të shkojmë në finale. Këtë vit ishte radha e tyre. Kjo humbje dhemb shumë. City ishte shumë më mirë. Të arrish në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve është një sukses”, tha ai.
“Askush nuk dyshon tek unë. Presidenti i klubit ishte i qartë 15 ditë më parë. Atë që më tha privatisht, nuk duhet ta ndaj me ju. Sezonin e ardhshëm do të jem atje dhe do të luftoj për Champions League. Ky ishte një sezon i mirë. Kjo skuadër e Realit mundi Cityn sezonin e kaluar. Ju lutem tregoni pak respekt”, tha trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, transmeton Fol Drejt.