Bashkimi Demokristian (CDU) i kancelares, Angela Merkel pësoi disfata në zgjedhjet e rëndësishme në dy provinca gjermane sot.
Këto humbje vënë në pikëpyetje perspektivat e udhëheqësit së partisë, Armin Lashset për t’u bërë kryeministër në zgjedhjet federale të shtatorit.
Zgjedhjet për organet legjislative në provincat jugperëndimore të Baden-Württemberg dhe Rhineland-Palatinate filluan maratonën zgjedhore, e cila do të kulmojë me zgjedhjet federale më 26 shtator.
Përveç pakënaqësisë me fillimin e ngadaltë të vaksinimit, me kufizimet shkaku i koronavirusit që vetëm gradualisht po lehtësohen dhe numri i të infektuarve po rritet përsëri, CDU është goditur në dy javët e fundit nga akuzat se dy ligjvënës përfituan nga një marrëveshje maske në fillimi i pandemisë së coronavirusit.