UNICEF ka realizuar një anketë të titulluar “U-Report” për t’iu ofruar të rinjve hapësirë të shprehjes dhe për t’i pyetur rreth asaj se si ka ndikuar pandemia në procein e tyre mësimor.
Shumica e të anketuarve kanë thënë se e kanë pasur të vështirë të adaptohen me një situatë të tillë, derisa kanë shprehur nevojën e tyre për punë praktike me pagesë me qëllim të rritjes së financave për familjet e tyre.
“Në anketën e fundit të “U – Report” – anketë që UNICEF realizon në baza të rregullta me të rinjtë duke ju ofruar hapësirën e shprehjes së mendimit për çështje të ndryshme – ne pyetëm të rinjtë se si pandemia ka afektuar procesin e tyre mësimor. Si dhe disa pyetje të tjera në lidhje me eksperiencën e punës pas përfundimit të distancimit social, rutinës së tyre ditore, etj. Shihni në grafikat e mëposhtme përgjigjet e tyre.Shumica thonë se e kanë pasur të vështirë adaptimin në situatën, si dhe që kanë nevojë për praktika me pagesë të punës për të rritur të hyrat familjare”, thuhet në njoftimin e UNICEF.