Vetëm një ditë pasi presidenti aktual i SHBA-së Joe Biden njoftoi se do të kandidojë për një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, u publikua një sondazh që tregoi se 70 përqind e amerikanëve besojnë se ai nuk duhet të kërkojë rizgjedhje.
Pothuajse gjysma e tyre përmendin moshën e Bidenit si arsye, raporton BBC.
Biden është tashmë presidenti më i vjetër në historinë e SHBA-së dhe nëse do të rizgjedhej president, ai do të inaugurohej në moshën 82-vjeçare dhe do të përfundonte mandatin e tij të dytë katër-vjeçar në moshën 86-vjeçare, por mbetet të shihet. /FolDrejt/