Futbollisti francez i Real Madridit, Aurelien Tchouaméni (23-vjeçar) u ankua publikisht për orarin e ngjeshur dhe të ashpër të sezonit futbollistik.
Mesfushori beson se ritmi i 70-80 ndeshjeve në sezon është shumë intensiv për futbollistët profesionistë.
“Si lojtarë duhet të bëjmë diçka për orarin. Duhet ta ndalojmë këtë. Është vërtet e vështirë për trupin që të përfundojë sezonin me 70 -80 ndeshje”.
“Nëse duam të luajmë deri në moshën 38 ose 39 vjeç, do të jetë e vështirë të durojmë në këtë mënyrë. Kemi shumë gara të ndryshme dhe jo të gjitha janë të rëndësishme për ne”, tha përfaqësuesi francez për NOS.
Këtë sezon, ai luajti 11 herë për Real Madridin dhe shënoi një gol në 843 minuta lojë. Aktualisht ai ndodhet në kombëtare me Francën, e cila sonte nga ora 20:45 po viziton Holandën në kualifikueset e Euros.