Ish-kapiteni i Romës, Franceso Totti, ka folur për finalen e Uefa Conference League që luhet sot në Tiranë mes Romës dhe Feyenoord.
Totti tha se kjo finale është e bukur, pasi sipas tij, të mbërrish deri në në këtë pikë do të thotë që klubet kanë bërë dicka të mirë.
Ai foli edhe për stadiumin “Air Albania” dhe kapacitetin e tij, ku tha se është stadium i vogël, por i bukur.
“Le të themi që stadiumi i finales vendoset përpara skuadrave që arrijnë për ta luajtur atë ndeshje dhe çdo skuadër që arrin atje, tifozët e saj do ta donin të trefishuar kapacitetin e stadiumit. Megjithatë mund të them se stadiumi është shumë i bukur, i vogël por i bukur, të paktën si duket nga jashtë por do të kem mundësinë ta shoh edhe nga brenda”, është shprehur Totti për Top Channel, transmeton Klankosova.tv.
Totti u pyet edhe për faktin se Roma ka 31 vjet që nuk arrin në një finale evropiane dhe një kohë të gjatë pa trofe ndërkombëtare, ku tha se ky është momenti që Roma ta bëjë një gjë të tillë.
“Kanë kaluar shumë kohë që Roma nuk arrin dhe nuk fiton një finale europiane, për këtë arsye mendoj se ka ardhur momenti i duhur për ta fituar këtë finale dhe për të çuar në Romë një trofe ndërkombëtarë”, ka thënë Totti, transmeton Klankosova.tv.
Legjenda romake u pyet edhe për mbrojtësin shqiptar që luan në Romë, Marash Kumbulla, për të cilin pati fjalë të mira për të.
“Kumbulla është një lojtar vërtet shumë i mirë, sa herë është aktivizuar ka dhënë maksimumin, prandaj mund të them se është një lojtarë i rëndësishëm një lojtar i domosdoshëm për ekipin dhe për këtë arsye çdo skuadër në Itali do ta donte”, u shpreh Totti, transmeton Klankosova.tv.