Kandidati për kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni pak para se të filloj Kuvendi i LDK-së ka tërhequr kandidaturën e tij për kryetar.
Quni përmes një statusi në Facebook ka shkruar se procesi i sotëm zgjedhor, shënon një etapë të re për zhvillimin e demokracisë së brendshme të LDK-së, një etapë të ripërtëritjes dhe avancimit të reformave të brendshme.
“Prandaj, sot, kur jam shumë i sigurt se cilido nga kandidaturat e shpallura që do të marrin drejtimin e LDK-së, garantojnë një drejtim të duhur për LDK-në, unë kam vendosur që të tërheqë kandidaturën time për Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Quni.