Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres paralajmëroi se kriza në Ukrainë mund të shtyjë më shumë se një të pestën e njerëzimit, ose deri në 1.7 miliardë njerëz, në varfëri dhe uri.
“Ne të gjithë e shohim tragjedinë që po shpaloset në Ukrainë. Por përtej kufijve të saj, lufta ka nisur një sulm të heshtur ndaj botës në zhvillim. Kriza mund të shtyjë deri në 1.7 miliardë njerëz, ose më shumë se një të pestën e njerëzimit, në varfëri dhe uri. një shkallë që nuk është parë prej dekadash”, tha Guterres për portalin çek Lista Zpravi.
Ai kujtoi se Ukraina dhe Federata Ruse marrin pjesë me 30% në prodhimin botëror të grurit dhe elbit, me një të pestën në prodhimin e misrit dhe më shumë se gjysmën e vajit të lulediellit, shkruan RIA Novosti, përcjell FolDrejt.