Kompania Apple ka pezulluar shitjen e orëve inteligjente Seria 9 dhe Ultra 2 për shkak të një mosmarrëveshjeje për patentën me kompaninë e teknologjisë mjekësore Masimo.
Mosmarrëveshja ka të bëjë me sensorin e oksigjenit në gjak të gjetur në të dy orët Apple.
Shtëpia e Bardhë nuk vuri veton ndaj vendimit të Komisionit Amerikan të Tregtisë Ndërkombëtare (ITC), i cili njoftoi në fillim të këtij viti se Apple kishte shkelur patentën e Massimo, raporton CNN.