Arbërie Nagavci në tryezën që po mbahet sot tryeza me temën “Integrimi i politikave dhe shërbimeve për trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve, me fokus në shkollë”, ka thënë se është shqetësuese dhuna në shkolla.
Arbërie Nagavci: Raportimi i dhunës mbetet prej sfidave themelore në trajtimin e këtij problemi
Dhuna dixhitale është gjithashtu një nga format aktuale, ka thë ministrja Nagavci, transmeton Fol Drejt.
Ajo ka thënë gjithashtu se “Ministria e Arsimit ka krijuar platforma dhe pako në të cilat përfshihen sesione informative, trajnime, në të cilat flitet për llojet e dhunës, trajtimin e tyre, raportimin e dhunës”.
Për sa i përket raportimit, Nagavci është shprehur se raportimi ka shënuar rritje dhe se kjo ndikom edhe në përmirësimin e gjendjes.
Ajo ka shtuar se po bëhen punë e përpjekje për angazhimin më të madh të pedagogëve dhe psikologëve.
Ne nivel vendi ka të angazhuar 146 staf psikologë dhe pedagogë./FolDrejt/