Përfaqësuesja e zyrës së UNICEF-it në Kosovë Larissa Brunn ka folur sot në tryezën rreth politikave për trajtimin e dhunës në shkollë.
Ajo ka thënë se dhuna tek fëmijët ndikon në gjendjen e tyre fizike dhe psiqike, transmeton Fol Drejt.
Ndër të tjera Brunn ka shtuar:
“Ne kemi punuar me shkollat nëpër botë por edhe në Kosovë, gjithashtu kemi pasur rastin të punojmë edhe me të pranishëm nga kjo tryezë ku e kemi trajtuar çështjen e drejtimit të këtyre rasteve të dhunës në vendin e duhur.”/FolDrejt/