Nuk dihet ende nëse argjentinasi do të largohet nga PSG, një nga destinacionet e mundshme është Miami, i cili do të ishte një blerje e madhe për të gjithë botën sportive në Shtetet e Bashkuara.
Lionel Messi ende nuk e ka rinovuar kontratën me gjigantin francez PSG. Kontrata e tij aktuale me klubin skadon në qershor dhe negociatat për vazhdimin e bashkëpunimit tashmë janë duke u zhvilluar.
Përkundër kësaj, statusi i kampionit të botës me ekipin e zgjedhur të Argjentinës është ende larg zgjidhjes, dhe për këtë janë të vetëdijshëm edhe kërkuesit e mundshëm. Mes tyre është Barcelona, e cila kërkon rikthimin e tij, por edhe Inter Miami, i cili është në pronësi të David Beckham .
“Ardhja e mundshme e Messit në Miami do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme, jo vetëm për Interin si klub, por për të gjithë Shtetet e Bashkuara. Jam i bindur se do të ishte blerja më e madhe sportive e Shteteve të Bashkuara në histori”, tha trajneri Phil Neville, ish-futbollist i Manchester United.
Messi ka shtatë Topa të Artë në vitrinën e tij dhe ai e ndihmoi Argjentinën të fitojë titullin e tretë të Kupës së Botës këtë dimër. Në ndeshjen e fundit në Ligue 1 një goditje dënimi e tij në minutën e 95-të i dha PSG-së fitoren ndaj Lille, e cila mbajti një avantazh prej pesë pikësh ndaj ndjekësve të tyre.
Nëse Messi nuk e vazhdon qëndrimin në Paris, Barcelona e kërkon sërish në radhët e veta dhe në lojë thuhet se është edhe klubi arab Al-Hilal, i cili thuhet se i ofron lojtarit një pagë vjetore prej 300 milionë dollarësh, transmeton Fol Drejt.