Pas zhvillimit të takimeve të rrethit të tretë nga radhët e Grupit C, Argjentina dhe Polonia i kanë siguruar kualifikimet për 1/8-ën e finales në Kampionatin Botëror “Katari 2022”, shkruan Fol Drejt.
Gëzim Olluri – Fol Drejt
Argjentina arriti të fitoi me rezultat 2-0 kundër Polonisë. Argjentinasit ishin dominues gjatë gjithë lojës, duke krijuar raste të shumta për gol. Në pjesën e parë Lionel Messi kishte rastin më të mirë të realizoi gol, mirëpo nuk arriti ta konkretizoj penalltinë në minutën e 39-të të takimit.
Në pjesën e dytë, Argjentina realizoi dy golat e fitores. Fillimisht Alexis MacAllster realizoi në minutën e 46-të pas asistimit nga Nahuel Molina. Golin e dytë dhe të triumfit për Argjentinën e realizoi Julian Alvarez në minutën e 67-të pas asistimit nga Enzo Fernandez.
Në takim tjetër të Grupit C, Meksika e ka mundur me rezultat 2-1 Arabinë Saudite. Golat e fitores për Meksikën i realizuan Henry Martin në minutën e 47-të dhe Luis Chavez në minutën e 52-të. Golin e vetëm për Arabinë Saudite e realizoi Salem Al Dawsari në minutën e 96-të të takimit.
Pas përfundimit të rrethit të tretë, Argjentina listohet e para në grup me gjashtë pikë, ndërsa Polonia renditet e dyta me katër pikë. Meksika është radhitur në vendin e tretë ne katër pikë, kurse Arabia Saudite është e katërta me tri pikë./FolDrejt/