Nesër do të organizohet një protestë pas rastit tragjik që ndodhi sot në QKUK, ku mbeti e vrarë një 35-vjeçare.
Kjo protestë, pritet të organizohet në orën 16:00, në kryqytet.
Ndërkaq, Rrjeti i Grave nëpërmjet një kumtese për media, ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkëngjiten kësaj proteste.
“Në nevojë emergjente për solidarizim me njëra-tjetrën dhe njëri-tjetrin, për ngushëllim e manifestim të dhimbjes sonë kolektive, dhe në nevojë për të shprehur mllefin tonë ndaj kësaj dhune sistematike, ku gratë vriten nga burrat, vetëm për shkak që janë gra, ju ftojmë të na bashkëngjiteni nesër, në protestë, prej orës 16:00 tek sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë”, thuhet në kumtesën e Rrjetit të Grave./FolDrejt/