Në aksionin e fundit kundër organizatës mafioze italiane ‘Ndrangheta në Itali, Belgjikë dhe Gjermani, e mbështetur nga Eurojust dhe Europol, dhe që synon të luftojë trafikun ndërkombëtar të drogës, sot janë arrestuar 31 të dyshuar dhe pasuri me vlerë mbi 3. 8 milionë euro, njoftoi Europol.
Sipas raportimeve, 18 të dyshuar u arrestuan në Itali, tetë në Belgjikë dhe pesë në Gjermani dhe u kryen gjithsej 53 kontrolle ku u sekuestruan asete me vlerë mbi 3.8 milionë euro, duke përfshirë para, drogë, automjete dhe pasuri.
Në njoftim thuhet se në aksionet në terren kanë marrë pjesë mbi 840 efektivë policie dhe se operacioni është vazhdim i hetimeve të mëparshme të kryera nga autoritetet italiane nga viti 2013 deri në vitin 2018 kundër të njëjtit rrjet kriminal./FolDrejt/