Bëhet e ditur se 78 persona janë arrestuar në incidentin mes policisë dhe grupit që mbështeti të arrestuarin me arsyetimin se ai ishte i përfshirë në sulmin me eksploziv në kryeqytetin e Greqisë, Athinë.
Në një deklaratë nga Shërbimi policor grek thuhet se operacioni që policia nisi mëngjesin e djeshëm ka vazhduar deri në orët e mbrëmjes, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Pasi një nga të dyshuarit e shpërthimit u ndalua në “shtëpitë e okupimit”, një grup aktivistësh që shkuan në tarracën e ndërtesës u përpoqën të pengonin policinë duke gjuajtur gurë dhe sende të ngjashme ku 7 policë u plagosën nga incidenti.
Më tej theksohet se si rezultat i operacionit policor janë ndaluar shumë persona të përfshirë në incident.
Policia greke njoftoi më pas se 78 prej tyre u arrestuan.
Mediat greke njoftuan se i arrestuari ishte një nga të dyshuarit për shpërthimin që ndodhi në godinën ku ndodhej gazeta “Real News” dhe radio “Real FM”, dhe se në mesin e të arrestuarve gjatë ngjarjeve ishte edhe fotoreporteri, Nikos Pilos dhe një grua shtatzënë.
Shoqata e Gazetarëve të Huaj (FPA) që vepron në Greqi, në mesazhin e saj dënoi ndalimin e anëtarit të shoqatës, Pilos.
Zjarri i cili ra si pasojë e një shpërthimi të vogël në korrik në godinën ku ndodhet gazeta “Real News” dhe radio “Real FM”, u vu nën kontroll pas dy orësh punë. Një punonjës, i cili ndodhej në katin e tretë gjatë zjarrit, pasi u largua nga godina nga forcat zjarrfikëse u dërgua në spital për shkak të vështirësisë në frymëmarrje./FolDrejt/