Dy persona kanë përfunduar në pranga të policisë, nën akuzat për falsifikim të dokumenteve të një veture.
Rasti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 16:30 të ditës së djeshme, në qytetin e Gjilanit, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se dy meshkujt kosovarë u arrestuar për shkak se gjatë kontrollit të dokumenteve të veturës që po udhëtonin të njëjtat dyshohet se janë të falsifikuara dhe i përkasin një veture tjetër.
Verifikimi është kryer në bashkëpunim me autoritetet e shtetit të huaj pasi vetura në fjalë kishte traga të një shteti të huaj.
Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një veturë, dokumentet e veturës dhe dy telefona mobilë.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/