Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë edhe dy persona të dyshuar të cilët ditën e realizimit të operacionit të njohur si ‘Rasti Karaçeva’ nuk ishin gjetur në shtëpitë e tyre.
Të dyshuarit janë arrestuar në dyshimet se në vazhdimësi gjatë periudhës kohore 2019-2020 janë marr me veprën penale “kontrabandimin i mallrave” nga territori i Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, ku për pasojë i kanë shkaktuar dëme të mëdha buxhetit të shtetit.
“Pas intervistimit, ndaj të dyshuarve prokurori kompetent ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orësh, për procedura të mëtejme ligjore”.