Policia ka arrestuar më shumë se 900 persona që protestonin kundër pushtimit të Ukrainës në 44 qytete të Rusisë sot.
Grupi i pavarur monitorues OVD-Info ka thënë se numri i përgjithshëm i protestuesve në Rusi që nga fillimi i luftës në Ukrainë ka shkuar në katër mijë, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Protestat e sotme u zhvilluan në të njëjtën ditë, atë të shtatë vjetorit të vrasjes së politikanit të opozitës, Boris Nemtsov.
Një pjesë e protestuesve në Moskë u arrestuan pranë një memoriali të improvizuar pranë vendit ku ishte qëlluar Nemtsov në Kremlin./FolDrejt/