Të dyshuarit akuzohen për neglizhencë të qëllimshme të sigurisë në minierën e kompanisë shtetërore TTK, duke shkaktuar vdekjen dhe lëndimin e disa personave.
Një gjykatë turke ka urdhëruar arrestimin e tetë personave në lidhje me një shpërthim në një minierë pranë qytetit verior të Amasra që mori 41 jetë në tetor, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Mes të arrestuarve është edhe menaxheri i minierës dhe zëvendësi i tij, si dhe punonjës të tjerë./FolDrejt/