Oficerët e policisë amerikane në qytetin Tampa, në shtetin e Floridës “arrestuan” një aligator 2.7 metra të gjatë që u raportua se po ecte në rrugë jo shumë larg stadiumit të qytetit.
Aksionin, të cilin e ndoqën disa qytetarë, e kryen gjashtë policë dhe aligatori tundi disa herë bishtin kur i pari iu afrua duke e goditur me shkop, raporton AP.
Më pas disa oficerë policie përdorën një lak për të parandaluar aligatorin të hapte gojën, të cilën më vonë e siguruan me shirit ngjitës, transmeton Fol Drejt.