Një burrë nga fshati Ranilluk i Gjilanit është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar seksualisht një grua.
Policia ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan lajmi.net, përcjell FolDrejt.com.
Njoftimi i plotë nga policia:
Ranilluk 14.01.2022-00:20,Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte dhunuar seksualisht viktimen femer kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.