Policia e Kosovës njoftoi se është arrestuar i dyshuari i cili e goditi me veturë 19-vjeçarin në Arllat.
“Sot (15.02.2023) rreth orës 05:40 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë personi, E. B. mashkull,19 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë në rrjetin social në Facebook, përcjell Fol Drejt.
I dyshuari në këtë rast ishte larguar nga vendi i ngjarjes por ai u identifikua nga policia dhe u arrestua më vonë.
“Lidhur me rastin nga Njësiti i hetimeve të Trafikut Rajonal të Prishtinës, është identifikuar ngasësi i automjetit, që ka qenë i përfshirë në aksident.
Menjëherë nga hetuesit është siguruar prezenca e personit të dyshuar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/