Kryetari i Komunës së Ulqinit, Ljoro Nrekiq dhe katër persona të tjerë u arrestuan me urdhër të Prokurorisë Themelore të Shtetit në Ulqin.
Sipas mediave malazeze, Nrekiq po hetohet për punësime partiake.
Arrestimet janë ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë Themelore të Shtetit në Ulqin.
Përveç Nrekiq, është arrestuar edhe sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal të partisë DPS Ulqin, Sead Osmanoviq; sekretari i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit, Mustafa Gorana, drejtori i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Saubih Mehmeti dhe sekretari i Policisë Komunale dhe ish-kryetari i Asamblesë Komunale të Ulqinit, Milazim Mustafa.