Policia e Kososvës ka njoftuar se ka arrestuar një person që kërkohej me urdhëresë të gjykatës, raporton Fol Drejt.
“Dje nga njësite të stacionot policor të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.”, shkruan në komunikatën e policisë.
Policia njoftoi se personi i dyshuar, D. S., mashkull 39 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej për veprën grabitje.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit. /FolDrejt/