Në Prishtinë është raportuar një rast i cilësuar si “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.
Lidhur me këtë rast është arrestuar një person i cili dyshohet se e ka nxitur viktimën shtetase të huaj që t’i dërgojë fotografi e video me përmbajtje seksuale.
“Prishtinë 08.06.2023 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se përmes rrjeteve sociale e ka nxitur viktimën shtetase e huaj që t’i dërgojë fotografi dhe video me përmbajtje seksuale. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet nga Policia e Kosovës, transmeton Fol Drejt.