Arrestohet një person në fshatin Gurakoc të Istogut.
Për këtë njoftoi Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, transmeton Fol Drejt.
Në raport Policia e Kosovës thekson:
“Fsh. Gurakoc, Istog mars-maj 1998 Pas një pune hetimore të kryer nga njësia e Hetimeve të Krimeve të Luftës është identifikuar dhe arrestuar i kërkuari mashkull serb për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile në Kosove në periudhën gjatë viteve 1998-1999.
I njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime”./FolDrejt/