Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) njoftoi se është arritur një marrëveshje me Ukrainën për një paketë financiare katërvjeçare me vlerë rreth 15.6 miliardë dollarë.
Marrëveshja, e cila ende duhet të ratifikohet nga Bordi i Drejtorëve të FMN-së, është rezultat i negociatave disamujore midis FMN-së dhe autoriteteve ukrainase, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
FMN shprehu pritshmërinë se marrëveshja do të ndihmojë në inkurajimin e një numri të madh donatorësh dhe partnerësh ndërkombëtarë për t’i dhënë hua Ukrainës në kushte më të favorshme se ato të tregut./FolDrejt/