Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka zbuluar se Arsenali ka paraqitur një tjetër ofertë duke shpresuar në nënshkrimin e Mykhaylo Mudrykut. Shakhtar Donetsk thuhet se e ka refuzuar ofertën e mëparshme të Arsenalit, por klubi i Londrës së Veriut ende nuk ka hequr dorë nga objektivi i tyre i transferimit.
Arsenali ka paraqitur një ofertë me vlerë 70 milionë euro plus bonuse të tjera në mënyrë që të nënshkruajë me Mudryk, i cili vetë është i etur për të kaluar në Emirates./FolDrejt/