Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, po ngjall interes serioz nga një numër klubesh të Premier Leagues, raporton TEAMtalk.
Arsenali, Chelsea dhe Manchester United thuhet se po luftojnë të gjithë për të blerë 25-vjeçarin argjentinas. Që kur u kthye nga Katari, ku ndihmoi vendin e tij të fitonte Kupën e Botës, ai ka qenë në formë të mirë.
Me 15 gola dhe 7 asistime në Serie A këtë sezon, ai është një nga golashënuesit kryesorë të Evropës, prandaj konkurrenca është e madhe për nënshkrimin e tij, transmeton Fol Drejt.