Arsenali po përgatit një ofertë zyrtare prej 90 milionë funte për Declan Rice, raporton Daily Mail.
Megjithatë, ata nuk janë të gatshëm të paguajnë vlerësimin prej 100 milionë funtesh të West Ham-it për reprezentuesin anglez dhe shpresojnë se oferta e tyre fillestare do të mjaftonte për ta transferuar mesfushorin gjatë verës, transmeton Fol Drejt.