Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës e mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë hapjen e një ekspozite në nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
MKRS përmes një postimi në Facebbok, njoftoi se kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 17 shkurt, përcjell Fol Drejt.
“Rrugëtimi drejt pavarësisë përmes një ekspozite
Rrugëtimi drejt shpalljes së pavarësisë së Kosovës sot u shpalos në tjetër format. Atë po e tregojnë 15 panot me dokumente, fotografi, ngjarje dhe shkrime të ndryshme të gazetave të asaj periudhe, të ekspozuara në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës.
Ekspozita “Kosova pas Luftës së Dytë Botërore në dokumente arkivore” e Agjencisë Shtetërore të Arkivave dhe e mbështetur nga MKRS, është hapur në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Të gjitha këto dokumentime tejet të rëndësishme që janë dëshmi e aktivizmit, veprimtarisë politike, e sakrficës drejt shtetndërtimit do të mund ti shihni deri me datën 17 shkurt”, thuhet në njoftim./FolDrejt/