Një polic austriak 58-vjeçar ka humbur jetën pasi u qëllua nga kolegu i tij 46-vjeçar, njoftuan sot autoritetet austriake.
Incidenti ndodhi gjatë një takimi në mëngjes në stacionin e policisë në Triben në Austrinë qendrore, sipas një deklarate nga policia e provincës së Styria, raportoi AP, përcjell Fol Drejt.
Polici është arrestuar si i dyshuar, ndërsa përpjekjet për t’i shpëtuar jetën policit tjetër kanë rezultuar të pasuksesshme./FolDrejt/