Së paku 25 persona kanë gjetur vdekjen pasi që një autobus me të cilin po udhëtonin, u rrotullua në një greminë ne veri të Indisë, Uttarkhand.
Sipas zyrtarëve policorë, bëhet e ditur se të paktën 40 persona kanë qenë prezentë në autobus, ndërsa 21 pasagjerë janë shpëtuar pas një operacioni gjatë natës të udhëhequr nga forcat shtetërore të reagimit ndaj fatkeqësive, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Pasagjerët e autobusit, siç njofton BBC, ishin dasmorë, ndërsa shkaku i rrotullimit nuk dihet, teksa autoritetet shtetërore janë duke e hetuar rastin./FolDrejt/