Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka shkruar rreth vizitës së kryeministrit Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
Ai ka thënë ndër të tjera se Kurti bëri shëtitje në shumë adresa përpos në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Fol Drejt.
Në një postim në Facebook, Hoti është shprehur:
“Shëtitje në shumë adresa, përpos në adresën që për botën demokratike, dhe për shqiptarët në veçanti, është adresa e të gjitha adresave: Shtëpia e Bardhë.
Parimisht, vizita në Shtëpinë e Bardhë mundëson qasje të suksesshme në të gjitha adresat e tjera, e jo e kundërta”./FolDrejt/