Një avion luftarak rus Su-27 është përplasur me një dron amerikan MQ-9 Reaper mbi Detin e Zi, tha Komanda Evropiane e Ushtrisë Amerikane.
“Aeroplani ynë MQ-9 po kryente operacione rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur u kap dhe u godit nga një avion rus, duke rezultuar në një përplasje dhe humbje të plotë të MQ-9”, tha gjenerali i forcave ajrore amerikane James Hecker./FolDrejt/