Gjatë seancës dëgjimore ndaj ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë, avokati i Thaçit, David Hooper, e ka cituar presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden, i cili kishte thënë se “Hashim Thaçi është George Washingtoni Kosovës”.
Nder të tjera avokati Hooper ka pasur edhe kritika në drejtim të Speciales.
Ai në fjalimin e tij, i ka kërkuar gjykatësit se ku është pretendimi mbi të cilin edhe u krijuar Gjykata Speciale, pra pretendimet për trafikimin e organeve njerëzore dhe “shtëpinë e bardhë”.