Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Baerbock, ka deklaruar se kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë është i papranueshëm.
“Kosova qetësoi tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale”. Retorika e fundit nga Serbia bën të kundërtën”, ka shkruar Berbok në Twitter, transmeton Fol Drejt.
Ajo gjithashtu vlerësoi se sulmet ndaj anëtarëve të misionit EULEX në Kosovë ishin të papranueshme dhe shprehu mbështetjen e saj për dialogun e udhëhequr nga BE-ja.
Kosova uli tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale. Retorika e fundit nga Serbia bëri të kundërtën. Sugjerimi për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht i papranueshëm. Kështu janë edhe sulmet e fundit ndaj @EULEXKosovo . E gjithë mbështetja ime shkon për dialogun e udhëhequr nga BE @MiroslavLajcak .
— Außenministerin Annalena Baerbock (@ABaerbock) 11 dhjetor 2022
Dje serbët nga veriu i Kosovës kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës në shenjë proteste kundër arrestimit të ish-pjesëtarit të policisë së Kosovës, Dejan Pantiq./FolDrejt/