Mesfushori i Chelseat, Tiemoue Bakayoko me shumë gjasë do të rikthehet në Stamford Bridge këtë verë.
Pas njoftimit të martën se sezoni 2019-20 Ligue 1 është anuluar, francezi do të kthehet në klubin e tij.
Krejt kjo pritet të ndodhë pasi që Monaco nuk dëshironë të paguajë klauzolën e transferimit të tij, që kap shifrat rreth 35 milion funta.
Ashtu si në AC Milan sezonin e kaluar, edhe këtë sezon, Bakayoko luajti rregullisht në Monaco.
PSG u interesua për Bakayoko verën e kaluar dhe mendohet se janë të prirur ta nënshkruajnë përsëri, por ai aktualisht renditet si plan B në listën e lojtareve të preferuar.//FolDrejt