Një përpjekje e një grupi sabotues dhe zbulues armen për të depërtuar në Azerbajxhan është dështuar dhe një nga anëtarët e tij është arrestuar, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit.
“Më 16 gusht rreth orës 11:15 një grup sabotazhi dhe zbulimi i forcave të armatosura armene, duke përfituar nga boshllëqet midis pozicioneve luftarake të ushtrisë Azerbajxhane të vendosura në drejtim të vendbanimi Istisu i rrethit Kalbajar tentoi të depërtonte në territorin e Azerbajxhanit për të kryer operacione sabotuese dhe terroriste.<…> Me mbështetjen e armëve të zjarrit u ndalua provokimi i ushtrisë armene. Ushtarët e Azerbajxhanit arrestuan një pjesëtar të plagosur të grupit të sabotimit”, thuhet në deklaratë.
“Aktualisht po zbardhen të dhënat për anëtarin e arrestuar të grupit”, shtoi Ministria e Mbrojtjes.