Agjencia e fluturimeve Germania po kalon kohë të vështira bankroti dhe tashmë kjo ka sjell edhe probleme me oraret e dëbimeve të azilkërkuesve, shkruan “Der Spiegel”.
Sipas informacioneve të SPIEGEL të martën duhej të kryhej një dëbim masiv i azilërkuesve të refuzuar shqiptarë drejt Kosovës dhe Shqipërisë. Konkretisht 30 drejt Shqipërisë dhe 20 drejt Kosovës në orën 12 nga aeroporti Frankfurt/Main. Dëbimi i 50 personave duhej të kryhej me aeroplanin Germania.
Agjencia Germania po kalon kohë të vështira bankroti, ku nuk ka para për të paguar pilotët. Siç shkruajnë edhe mediat gjermane, bëhet fjalë për 80 mijë euro.
Tashmë ndalimi i fluturimeve të aeroplanëve Germania, ka sjell edhe shtyrjen e dëbimit të azilkërkuesve të refuzuar. Qeveria gjermane duhet të marrë me qira aeroplanë të agjensive tjera për t’i dëbuar këto persona./Foldrejt.com