Ish-presidenti Barack Obama njoftoi këtë të dielë se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Teksa bën me dije se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ish-presidenti e shfrytëzon mundësinë për të kujtuar ndjekësit e tij në rrjete sociale që të vaksinohen pasi virusi nuk ka ikur ende, edhe pse kemi një zvogëlim të rasteve.
“Kam pasur një gërvishtje fyti për disa ditë, por ndihem mirë përndryshe. Michelle dhe unë jemi mirënjohës që jemi vaksinuar dhe përforcuar, dhe ajo ka rezultuar negativ. Është një kujtesë për t’u vaksinuar nëse nuk e keni bërë tashmë, edhe pse rastet janë zvogëluar”, tha Obama në Twitter/FolDrejt/