Barcelona duhet të bëjë një listë lojtarësh për largim dhe Raphinha është pjesë e asaj liste siç duket. Klubit i duhen rreth 180 milionë euro që të mund të regjistrojë kontratat e Gavit, Ronald Araujos dhe Marcos Alonsos dhe vetëm atëherë mund të fillojnë të mendojnë për rikthimin e Lionel Messit dhe ardhjen e lojtarëve të rinj.
Raphinha, një 26-vjeçar i sjellë nga Leeds për të mbuluar pozicionin e krahut të djathtë, ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në 11 gola në 44 ndeshje këtë sezon, por nuk i ka bindur plotësisht drejtuesit e klubit për ta mbajtur atë. Ousmane Dembele pritet ta shtyjë atë në stol. Duke qenë se paguhet rreth 60 milionë euro dhe merr 12 milionë nga klubi në vit deri në verën e vitit 2027, ai po konsiderohet i duhur për shitje.
Mediat spanjolle llogaritin se deri atëherë klubi duhet të shpenzojë miliona euro për brazilianin. Nëse do ta shesin, do të kursejnë, pretendojnë ata, transmeton Fol Drejt.