Në Fushë Kosovë rreth orës 21:30, është arrestuar një i dyshuar nga Policia e Kosovës.
Nga raporti njëzet e katër orësh i Policisë së Kosovës, Fol Drejt kupton se ishte kryer bastisje në një lokal, pasi aty dyshohet se kishte pajisje për lojëra të fatit.
Në raportin e policisë thuhet:
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi në lokalin e tij gjatë bastisjes janë gjetur pajisje që shërbejnë për lojëra fati (bixhoz) si dhe brenda lokalit ishin katër persona duke luajtur bixhoz. Po ashtu janë konfiskuar pesë kompjuter. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.”/FolDrejt/