Sipas Calciomercatoweb, Bayern Munich po synon një shkëmbim të anësorit Serge Gnabry dhe sulmuesit të Juventusit Dushan Vlahović në afatin kalimtar të ardhshëm.
Për më tepër, gjermanët do të ofrojnë një tarifë të caktuar për të bindur Juventusin që të lirojë sulmuesin serb, të cilin Bayern Munich e sheh si pasardhësin e ish-sulmuesit të tyre Robert Lewandowski, pretendon raporti i Calciomercatoweb-it, transmeton Fol Drejt.