Sipas një raporti nga Fichajes, Bayern Munich raportohet se po konsideron nënshkrimin e Romelu Lukakut në mënyrë që të forcojë sulmin e tyre përpara sezonit të ardhshëm, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Në raport thuhet se trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann, beson se Lukaku është një nga sulmuesit më të mirë në botë nëse nuk ndikohet nga lëndimet.
Me vetëm 29 vjeç, belgu është ende në vitet e tij të shkëlqyera dhe mund të jetë një nënshkrim i mirë për bavarezët nëse ai mund të rifitojë formën.
Bayern do të fillojë negociatat me Chelsean për një transferim të mundshëm pas përfundimit të sezonit aktual. /FolDrejt/