Bashkimi Europian do të nxisë SHBA-në që të lejojë eksportimin e miliona dozave të vaksinës “AstraZeneca” në Evropë, sipas “The Financial Times” që citon burime evropiane.
“Komisioni Evropian është i bindur se mund të punojë me SHBA-në për të siguruar që të respektohen detyrimet kontraktuale të prodhuesve të vaksinave, të prodhuara ose të ambalazhuara në SHBA”, deklaroi një zëdhënëse e ekzekutivit të Bllokut, sipas “FT”.
Sipas po të njëjtit burim europian, eurokomisioneri Thierry Breton dhe homologu i tij amerikan, Jeff Zients, koordinatori i Task Forcë në Shtëpinë e Bardhë, do të bashkëpunojnë në zinxhirët e furnizimit të prodhimit të vaksinave.